Vdes ish-futbollisti i Real Madrid

23:02 | 19 April 2020

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare ish-lojtari i Real Madrid, Aurelio Campa.

Ai luajti si mbrojtës dhe ishte një pjesë kryesore e ekipit të Real Madrid që fitoi dy kampionate të njëpasnjëshme të ligës në 1954 dhe 1955, ai gjithashtu fitoi një Kupë Latine me Los Merengues.

Duke lindur në kryeqytetin spanjoll në 1933, Campa luajti për Real Betis, CD Badajoz, Granada dhe Las Palmas, transmeton lajmi.

Real Madrid publikoi një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit për të konfirmuar lajmin dhe për t’i shprehur ngushëllimet familjes.

“Real Madridi, presidenti i saj dhe Bordi i Drejtorëve janë të trishtuar thellësisht nga vdekja e Aurelio Campa, i cili ishte lojtar për klubin tonë gjatë sezoneve 1953/54 dhe 1954/55”, thuhet në deklaratë.

Komento: