Vdes ish-kryetari i Gjilanit

13:01 | 08 Qershor 2020

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjilanit, Shefqet Mustafa – Haziri ngushëllon familjen.

Ish-kryetari i Gjilanit, Shefqet Mustafa, është ndarë nga jeta.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen, njofton Klan Kosova

“E nderuara familje Mustafa,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.

Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Lutfi Haziri.

Komento: