Vdes ish- Presidenti i Malit të Zi

20:53 | 30 Qershor 2019

Ish- presidenti i Malit të Zi, Momir Bulatovic, ka vdekur këtë të dielë në moshën 63 vjeçare.

Bulatovic ishte president i Malit të Zi nga viti 1990 deri në vitin 1998 dhe kryeministër i Qeverisë Federale nën Republikën Federale të ish-Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 1989, Bulatovic ishte zgjedhur president i partisë socialiste të Malit të Zi, dhe kishte fituar zgjedhjet e para shumë-partiake në vitin 1990.

Ai pas dy mandateve si president, kishte humbur zgjedhjet për një mandat të tretë nga Milo Gjukanovic i cili tani është kryeministër i Malit të Zi.

Ishte kryeministër i Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000 nën presidencën e Sllobodan Milosevicit.

Bulatovic vdiq nga një sulm në zemër

Komento: