Vdes ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi

11:04 | 12 June 2023

Ka vdekur presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi.

86 vjeçari vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane.

Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.

Ai ishte shtrirë në spital që nga e premta e kaluar, ndërsa së fundmi vuante nga sëmundja e leukimisë.

Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.

Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot, përcjell express.

Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.

Krahas politikës, i ndjeri ia kushtoi një pjesë të jetës edhe futbollit, ku ishte pjesë e klubit të madh italian, Milan, të cilin e ngriti në majat e futbollit botëror para se të hiqte dorë.

E në vitet e fundit e kishte marrë në dorë klubin tjetër italian, Monza, të cilin e kishte çuar në Serie A.

Berlusconi konsiderohet si njëri prej presidentëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

Komento: