Në moshën 95 vjeçare ka vdekur Robert Mugabe.
Ish-presidenti i Zimbabwes, Robert Mugabe ka vdekur sot në moshën 95 vjeçare, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Ai vdiq si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte prekur tashmë një kohë të gjatë. Vdekjen e tij e konfirmoi presidenti i Zimbabwes, Emmerson Dambuzdo me një postim në Twitter.
“Është lajmi më i vështirë qe po e jap” , ka shkruar Dambuzdo.
Mugabe kishte qenë presidenti i parë i Zimbabwes pas pavarësisë. Mugabe kishte lindur më 21 shkurt të vitit 1924 në Rhodesia.