Vde*s ish-Senatori amerikan, reagon Haradinaj: Ai ishte mbështetës i fuqishëm i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

20:19 | 09 Korrik 2024
vde*s-ish-senatori-amerikan,-reagon-haradinaj:-ai-ishte-mbeshtetes-i-fuqishem-i-krijimit-te-ushtrise-se-kosoves

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Senatorit republikan, Jim Inhofe.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se senatorin Inhofe ka pasur rastin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane, Jim Inhofe. Senatorin Inhofe pata nderin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, gjatë komunikimit tim në Shtëpinë e Bardhë, Senat, Kongres, Pentagon e në Departmentin e Shtetit”, ka thënë Haradinaj.

Komento: