Vdes ish-zëvendësministri Shpëtim Rudi

19:21 | 17 August 2019

Ka ndërruar jetë Shpëtim Rudi.

Ai ishte ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

I ndjeri ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.

Rudi gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Komento: