Vdes kandidati për kryetar të Komunës së Pejës, një nga rivalët e Gazmend Muhaxherit

15:57 | 07 Shtator 2021

Ka vdekur kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku.

I njëjti ishte certifikuar nga KQZ për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.

Podrimqaku vdiq pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa do të varroset në Novosellë të Pejës.

Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.

Komento: