Vdes këmbësori që u godit nga vetura dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

09:02 | 03 Dhjetor 2023
vdes-kembesori-qe-u-godit-nga-vetura-dje-ne-rrugen-“bill-klinton”-ne-prishtine

Ka vdekur këmbësori që është goditur nga një veturë dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin që i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Komento: