Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

22:05 | 22 Shkurt 2026

Policia e ka konfirmuar se personi i aksidentuar në Bresje të Fushë Kosovës ka vdekur.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”,  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka  mbetur i vdekur”.

“Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka vijuar Ahmeti

Komento: