Vdes këngëtari i hitit të njohur

19:31 | 03 Prill 2020

Ndërron jetë këngëtari i hitit “Lean on me”.

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare, autori i hitit “Lean on me”, Bill Wither.

Bill Withers, këngëtari i mirënjohur i hiteve”Ain’t No Sunshine” dhe “Lean On Me” ka vdekur në moshën 81 vjeçare, pas komplikimeve në zemër , tha familja e tij, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Këngëtari vdiq të hënën në Los Angeles, njoftuan familja për Associated Press.

Ata e përshkruanin atë në një deklaratë si një “njeri të vetmuar me zemër të nxitur për t’u lidhur me botën”.

I njohur për vokalin e tij të butë bariton, ai shkroi disa nga këngët më të njohura të viteve ’70, duke përfshirë Just The Two Of Us, Dayly Lovely dhe Use Me.

Megjithëse ai ndaloi incizimin e këngëve më 1985, këngët e tij mbetën patën ndikim i madh në R&B dhe hip-hop.

“Ndihemi të shkatërruar për humbjen e burrit dhe babait tonë të dashur, të përkushtuar”, thanë familja e tij.

Kënga e tij “Lean on me” kohët e fundit iu përshtat pandemisë koronavirusi, shumë njerëz postojnë versionet e tyre, duke mbështetur punonjësit shëndetësorë dhe shërbimet tjera thelbësore.

Komento: