Vdes këngëtari i njohur shqiptar

11:40 | 31 Maj 2020

Në moshën 69 vjeçare ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Qerim Sula.

Ai mbylli sytë pas një beteje me një sëmundje të rëndë, sprovë që nuk e kaloi dot.

Artisti dibran ishte këngëtar i këngëve epike në vend, ndërsa mbante edhe titulli “Mjeshtër i Madh”.

Zëri i tij dhe kontributi në muzikë do të mbahen mend ndër breza.

Komento: