Vdes këngëtarja e njohur serbe, ra nga kati i 24-të nga një ndërtesë në Dubai

20:06 | 18 Janar 2024

Një 29-vjeçare serbe, me profesion këngëtare, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik që ndodhi në Dubai, pasi ajo ra nga lartësia e 24 kateve.

Mësohet se 29-vjeçarja, Andriana Lazic kishte shkuar në Dubai në 7 janar së bashku me miqtë e saj, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në 10 janar.

Sipas mediave të huaja ajo ishte e angazhuar si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi.

Familjarët e saj kanë konfirmuar vdekjen e të resë, ndërsa shprehen se nuk dinë asnjë rrethanë lidhur me rastin e rëndë.

Komento: