Vdes komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

22:47 | 11 Qershor 2026

Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK’së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt.

Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

Postimi i plotë i Arbër Gecit:

Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Jeta e tij ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Komento: