Vdes kosovari teksa po shpëtonte një fëmijë në SHBA

14:00 | 27 Mars 2023

Adem Qorri nga Drenasi ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë në Florida.

Qorri së bashku me familjen e tij jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e Ademit në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit në Facebook.

Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Komento: