Vdes legjenda braziliane

14:31 | 12 March 2019

Në moshën 75 vjeҫare ka ndërruar jetë ish-futbollisti i njohur si ‘Coutinho’, emri i vërtetë i të cilit ishte Antonio Ëilson Viera Honorio.

‘Coutinho’ u bë i famshëm në Santos duke luajtur përkrah legjendës, Pele, teksa me ekipin kombëtar të Brazilit e fitoi Kupën e Botës në vitin 1962.

“Është një lajm i hidhur vdekja e Antonio Ëilson Viera Honorio në moshën 75-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Santosit.

‘Coutinho’, i cili është i treti në listën e top-golashënuesve më të mirë të Santosit me 368 gola në 457 paraqitje, ka ndërruar jetë në shtëpi.

Sipas “G1”, ‘Coutinhp’ ka vuajtur nga diabeti dhe tre gishtat e këmbës së majtë i kishte të paralizuar shkaku i kësaj sëmundje.

Komento: