Nërron jetë legjenda e Inter.
Legjenda e skuadrës së Inter, Mario Corso, është ndarë nga jeta, në moshën 78 vjeçare, transmeton lajmi net.
“Mario Corso, një kampion eternal me klas infinit, ka ndërruar jetë”, thuhet në një komunikatë të Inter.
“Me këmbën e tij të majtë, ai mahniti botën dhe shënoi një epokë. Të gjitha mendimet tona janë me të afektuarit nga ky rast, në këtë kohë të vështirë”, thuhet tutje.
Corso luante si anësor i majtë në skuadrën legjendare të Herrera, duke fituar Scudetto, dy Kupa të Evropës dhe dy Kupa internacionale.
Corso numëroi vetëm 23 paraqitje me Italinë, por nofka e tij ishte “këmba e majtë e zotit”.