Vdes menaxheri i diskotekës “Puls” në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes menaxheri i diskotekës “Puls” në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave

11:29 | 04 April 2025

Ka vdekur Aleksandar Karadakoski, menaxher i diskotekës “Puls” në Koçan, ku më 16 mars 2025 shpërtheu zjarri dhe humbën jetën 59 persona.

Aleksandar Karadakoski është viktima e 60-të e tragjedisë në Koçan.

Ndryshe, menaxheri i “Pulse” ka vdekur teksa po mjekohej në Lituani. Një konfirmim zyrtar publik pritet të bëhet në një konferencë për media të Ministrisë së Shëndetësisë të planifikuar për sot në orën 13:30.

Në lidhje me tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, dyshohen 27 persona fizikë, tre persona juridikë dhe shtatë policë nga Shtipi dhe Koçani.

Komento:
loading