Vdes miliarderi që thoshte se nuk e ka ndërmend të vdes kurrë

11:53 | 13 August 2020

Një nga gjigantët mediatik në SHBA, Sumner Redstone, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Redstone kishte reformuar industrinë moderne të argëtimit.

Ai kishte trashëguar një kinema nga babai i tij dhe e ktheu në kinema multi-miliardë dollarëshe dhe perandori mediatike.

Ka kontrolluar emrat si Viacom, Paramount Pictures, CBS Corp dhe MTV.

Redstone vlerësohet meritor se ka shpëtuar kinemanë duke zhvilluar modelin multiplex në vitet 1960-ta, duke sjellë filmat në qendra tregtare dhe duke pasur më tepër se vetëm një ekran në një vend. Kompania e tij më pas u zgjerua në botën e filmit, televizionit dhe po ashtu publikimit.

Një ish-jurist dhe i diplomuar në Universitetin e Harvardit, Redstone, i kishte mbijetuar një herë një zjarri në hotelin ku ishte dhe më pas mposhtu edhe kancerin në prostatë.

“Unë nuk e kam ndërmend të pensionohem ndonjëherë, apo të vdes”, kishte thënë ai në një intervistë në vitin 2009.

Mirëpo, ai dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Viacom dhe kryetarit ekzekutiv në bordin e drejtorëve të CBS në vitin 2016, në moshën 92-vjeçare.

Komento: