Vdes mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu

11:51 | 26 Shtator 2023
vdes-mjeku-dhe-ish-ushtari-i-uck-se,-shukri-gerxhaliu

Ka vdekur doktori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët.

Gërxhaliu ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi!

Njoftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit se sot, në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, gjyshi dhe vëllau, Dr. Shukri Gërxhaliu.

Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër me kohë të drekës në Studime të Vushtrrisë.

Me zemra të thyera, Familja Gërxhaliu”, thuhet në njoftimin e familjes.

Komento: