Ka vdekur doktor Emrush Hetemi.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, ku përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij.
Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.
Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.