Vdes mjeku shqiptar nga koronavirus

11:19 | 17 Nëntor 2020

Humb betejën me COVID-19 një mjek në Shqipëri.

Mjeku në Shqipëri Ilirjan Draçi ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv”.

“E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.U prehsh në paqe dr. Draçi Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë!”, shkruan ajo.

Komento: