Vdes në aksident në Gjermani futbollisti shqiptar nga Kosova, varrimi sot në Prishtinë

14:19 | 05 Nëntor 2020

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani.

Jetëlir Hasani, futbollist nga Kosova, ka humbur jetën në moshën 20 vjeçare, pas një aksidenti tragjik në Gjermani.

Është klubi i tij, nga liga amatore në Gjermani, VfL-Ulm 1905 Fußball, që ka dhënë lajmin e dhimbshëm, duke i shprehur ngushëllime familjes së futbollistit.

“Dje morëm një lajm të trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”.

“Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman, transmeton Shqip.

Vdekjen e Jetëlir Hasanit e ka konfirmuar edhe familja e tij në Prishtinë, që njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e enjte) në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Arbëri (Dragodan), në ora 14:00.

Komento: