Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar

13:27 | 26 Tetor 2020

Në moshën 44 vjeçare ka vdekur aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur aktori Xhalal Haliti, teksa shton se i ndjeri ka pasur kancer para 10 vjetësh.

Haliti ka njoftuar se varrimi i shokut të tij do të bëhet në Neë York.

Ja postimi i Halitit:

Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta.

Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera.

Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë.

Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë.

Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni 😢. Të pushoftë shpirti në paqe 🙏

Komento: