Vdes në moshë të re asamblist i PDK-së në Istog

12:49 | 14 Nëntor 2020

Ka vdekur në moshë të re, i riu nga Istogu, Labinot Aliaj.

Ai ishte këshilltar komunal i PDK-së në komunën e Istogut.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ata e kanë përshkruar Labinotin si një djalë energjik, punëtor dhe shumë të përkushtuar.

Komento: