Vdes në moshë të re infermierja kosovare

11:06 | 21 Shtator 2022

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë̈ shëndetësorë përmes një telegrami, ka shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes të Infermieres së QKMF në Deçan, znj.Dafina Hakaj.

Lajmi për vdekjen e parakohshme të koleges tonë Dafina Hakaj, na ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë.

Andaj, do ta kujtojmë si një punëtore tê përkushtuar në punë dhe një humaniste me virtyte të larta njerëzore që gjithmonë ishte e gatshme që gjithë pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Komento: