Ndërron jetë 29-vjeçari, ish-garuesi i “The Bachelorette”, pas një jave në intensivë.
Tyler Gwozdsi, një konkurrent në serinë televizive “The Bachelorette”, ka vdekur nën dyshimin e mb’ idozës së dr’ ogës.
29-vjeçari , i cili u njoh në shfaqje si “Tyler G”, u shtrua në spital më 13 janar, por vdiq në Florida pas një jave në kujdesin intensive, shkruan Indeksonline.
Sipas TMZ-së, ai dyshohet për mbi’dozë dhe se ai kishte një histori varësie.
Gwozdzi u shfaq në sezonin e 15 të shfaqjes së ABC-së vitin e kaluar.
Prodhuesit e “Bachelor” në një deklaratë ka thënë se janë të prekur nga lajmi tragjik për vdekjen e Tylorit.
Ata shtuan se Tyleri ishte një djalë i dashur dhe një mik i mirë.
Ai ishte një sipërmarrës që po planifikonte të bëhej psikolog dhe kishte “frymë aventureske dhe një gjallëri për jetën”.