Vdes në moshën 53 vjeçare doajeni i gazetarisë sportive, Milaim Krasniqi

19:49 | 16 December 2022

Ka vdekur në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, njëri ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës.

Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.

Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses.

Në vitin 2001 ai u punësua në Radio Kosova ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës.

Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.

Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Komento: