Vdes në QKUK i aksidentuari në Çagllavicë

09:34 | 24 Dhjetor 2020

Një person ka vdekur pasi ishte goditur nga vetura gjatë ditës së djeshme në Çagllavicë.

Siç njofton PK, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.

“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Komento: