Vdes në QKUK i aksidentuari nga muaji tetor në Mitrovicë

09:03 | 17 Janar 2022

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një person i cili ishte duke u trajtuar pas një aksidenti.

Siç njofton Policia e Kosovës, i ndjeri ishte aksidentuar më 20.10.2021 në Mitrovicë.

“Viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë më 16 janar 2022. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton PK-ja.

Komento: