
Një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 05 dhjetor 2025 rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së, ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e Meriton Ramadanit, rreth 45-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 04 dhjetorit, rreth orës 23:00, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht trajtimit, më 05.12.2025 rreth orës 04:00 ai ka ndërruar jetë.
Informacionet e siguruara tregojnë se Ramadani ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike, pasi ishte i dyshuar në një çështje vrasjeje.
Njësia e Hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe të sqarohen të gjitha rrethanat.
Hetimet janë në vazhdim.