Vdes në QKUK një 74-vjeçar që u rrokullis me traktor

19:54 | 26 October 2022

Një 74-vjeçar nga Vushtrria ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda që mori si pasojë e rrokullisjes me traktor.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Vushtrri, derisa viktima u konstatua i vdekur në QKUK.

“Rreth orës 17:00 është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit dhe lëndimeve të pësuara ka humbër jetën viktima mashkull 74 vjeç. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK në Prishtinë. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke punuar me traktor”, tha Zahiti.

Komento: