Vdes në QKUK punëtori që ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë

09:15 | 12 Shkurt 2023

Vdes punëtori që ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë.

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë së shtunës.

Ai ishte duke marrë trajtim aty si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Viktima më 4 shkurt kishte rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin ishin arrestuar dy pronarët e kompanisë punëkryese.

Komento: