Vdes në rrethana të dyshimta një 20 vjeçar në Prishtinë

20:28 | 10 November 2020

Humb jetën në rrethana të dyshimta një 20 vjeçar në Prishtinë.

Rreth orës 18:00 në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë është gjetur i shtrirë në tokë një person.Pas ndërhyrjes së ekipeve mjekësore është konstatur se i njëjti ka humbur jetën.

Rastin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore .Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete.Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit”.

“Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”, thuhet nga Policia.

Komento: