Vdes në vendin e punës një 60-vjeçar në Obiliq

18:23 | 05 November 2019

Edhe një i vdekur në vendin e punës.

Humb jetën në vendin e punësNjë person ka vdekur sot në vendin e tij të punës në fshatin Milloshevë. Policia e ka iniciuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 13:30 policia është informuar se në Milloshevë ka humbur jetën një person. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima R.C. është i moshës afro 60-vjeçare dhe ka punuar në një betonjerkë në Milloshevë.

Komento: