Vdes nëna e Bedri Hamzës

20:07 | 08 Mars 2022

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se i ka vdekur nëna.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Hamzës:

Lamtumirë NANË!

Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi.

Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!

Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30.

Komento: