Vdes nëna e Robert dhe Patris Berishës, ky është posimi i tyre prekës

11:57 | 09 Janar 2021

Robert dhe Patris Berisha kanë humbur nënën e tyre.

Mëngjesin e sotëm, Patris dhe Robert Berisha morën lajmin e hidhur për humbjen e personit më të shtrenjtë për ta.

Nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.

Këtë gjë e bëri të ditur Patrisi me anë të një postimi në Facebook, ku shpreh pikëllim të thellë për humbjen e nënës.

“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, shkruan Berisha në statusin e tij.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Roberti. I cili është shprehur shumë i mërzitur.

Patrisi, Roberti dhe vëllai i tyre, Poliniku, kanë pranuar ngushëllime nga familjarë, miq e kolegë, ndërsa shkaqet e vdekjes së nënës së tyre, ende nuk janë bërë të ditura.

Komento: