Vdes nëna e Ronaldinhos nga koronavirusi

10:18 | 21 Shkurt 2021

Nëna e Ronaldinhos vdes nga COVID-19.

Dona Miguelina, nëna e Ronaldinho Gaucho, ka vdekur këtë të shtunë në moshën 71 vjeç, pasi pësoi ndërlikime si pasojë e Covid-19.

Nëna e Ronaldinhos ishte pranuar në Spitalin Mée deus në Porto Alegre që nga 21 dhjetori, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ajo nuk mund ta kalonte virusin, siç raportohet nga media të ndryshme në vendin e Amerikës së Jugut.

Ngushëllime për vdekjen e nënës së Ronaldinhos nuk kanë vonuar shumë dhe një nga të parët ishte Atlético Mineiro, një nga klubet në karrierën e brazilianit.

Komento: