Vdes nga infarkti 25-vjeçarja nga Vitia që jetonte në Austri, postimi prekës i nënës

15:23 | 06 September 2022

25-vjeçarja nga Vitia që jetonte në Austri vdes nga infarkti, postimi prekës i nënës.

Marigona Muhaxheri ka vdekur dje si pasojë e një infarkti në zemër.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Marigona ka vdekur në moshën 25-vjeçare dhe është nga Vitia.

Familjarët kanë njoftuar se ajo pas vetës ka lënë dy vajza të vogla.

Nëna e saj, Kimetja, ka shkruar në Facebook për humbjen e së bijës.

“Vajza ime e pare, Marigona Aliu Muhaxheri(25) Nderroj jet me date 05.09.2022, nga infrakti i zemres. Shpirti yt i bardh u be banore i Xhenetit. Qika jem e bukur, mi le amanet 2 Vajza te vogla, Jaren(4) edhe Hanen(2) . Do te kujdesem per to sa te kem frym. Pusho e qete. Nana jote te don e te kujton pergjithmone”, ka shkruar ajo.

Komento: