Vdes nga koronavirusi biznesmeni i njohur

13:35 | 11 Shtator 2021

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Biznesmeni kosovar, Semedin Dugolli ka vdekur sot në mengjes. Ai ishte infektuar me virusin Covid-19.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ndërmarrësit të dalluar nga Pjetërshtica, Semedin Dugolli.Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli në emër të stafit administrativë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dugolli, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Ndarja e hershme nga jeta e Semedinit, na lë pa një vlerë të çmueshme. I ndjeri ishte një shembull i punës e përkushtimit si dhe një familjar i përkushtuar për gjithçka.Do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të madh, të ndershëm dhe të sinqertë.Prehu në paqe, Semedin!

Komento: