Vdes nga koronavirusi edhe një polic i Kosovës

17:16 | 16 Dhjetor 2020

Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë në gjithë Kosovën.

Edhe një polic kosovar ka humbur betejën me këtë virus.

Bëhet fjalë për Ismet Osmanin nga Kamenica, transmeton Indeksonline.

Lajmi është konfirmuar nga një koleg i tij ku shkruan:

“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani.

Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar.

Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë!

Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, ka shkruar kolegu i tij, Florim Klaiqi.

Komento: