Vdes nga koronavirusi ish ministri i Shqipërisë

09:07 | 04 Dhjetor 2020

Ish-ministri i Shqipërisë vdes nga COVID-19.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.

Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po trajtohej për koronavirus.

Marko Bello ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001 deri më 2013.

Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë./Oranews

Komento: