Vdes nga koronavirusi këshilltari i ministrit të Jashtëm

14:36 | 06 Mars 2020

Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Iranit vdes nga coronavirusi.

Një këshilltar i ministrit të Jashtëm të Iranit, i cili mori pjesë në krizën e pengjeve të ambasadës amerikane të vitit 1979, ka vdekur nga coronavirusi, raporton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

“Hossein Sheikholeslam një veteran dhe diplomat revolucionar, vdiq të enjten vonë”, shkruan agjencia, transmeton telegrafi.

Irani është përpjekur të ndalojë përhapjen e shpejtë të coronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar 3,513 njerëz, ndërsa 107 persona kanë ndërruar jetë.

Komento: