Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.
Norman Hunter, një legjendë e Leeds United, ka ndërruar jetë duke e humbur betejën me koronavirus.
76 vjeçari, i cili ka luajtur 726 ndeshje në 15 vjet për Leeds, ishte pranuar në spital në fillim të këtij muaji.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga faqja zyrtare e Leeds United, përcjell lajmi.net.
Hunter ka qenë pjesë e Kombëtares së Anglisë e cila kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1966.