Vdes nga koronavirusi në moshën 47 vjeçare punëtori i Doganës së Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes nga koronavirusi në moshën 47 vjeçare punëtori i Doganës së Kosovës

09:34 | 02 Dhjetor 2020

Vdes në moshën 47-vjeçare nga COVID 19 punëtori i Doganës së Kosovës.

Ka vdekur pas infektimit me COVID 19, punëtori i Doganës së Kosovës, Shkumbin Efendja, është bërë e ditur përmes një njoftimi, raporton Gazeta Express.

Nga Sindikata kanë shkruar se Efendja ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare si rezultat i infektimit me virusin COVID 19.

“Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja! Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur”, thuhet në njoftim.

Komento: