Vdes nga koronavirusi një qytetar nga Deçani

18:31 | 01 Nëntor 2020

Një qytetar nga Deçani humb betejën me COVID-19.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qyetar nga kjo komunë, pesë të tjerë janë shëruar, ndërsa 2 qytetarë janë konfirmuar pozitivë.

Rastet pozitive janë një nga Baballoqi dhe një nga Deçani.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 236 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 175 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 50 raste janë akoma aktive”, shkruan tutje Ramosaj, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, IKSHPK njoftoi sot për 7 vdekje nga COVID-19, 91 të shëruar dhe 337 raste të konfirmuara me koronavirus.

Komento: