
Profesori nga Peja vdes nga koronavirusi.
Ka ndërruar jetë nga COVID-19 profesori Ali Dreshaj nga Peja.
Këtë e kanë bërë të ditur të afërm të Dreshajt në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Dreshaj ishte profesor i biologjisë në Gjimnazin e Pejës.
Postimi i plotë:
In memoriam:
Ali Dreshaj – profesori i perkryer
Pandemia paska goditur edhe nje herë – paska kaluar ne amshim profesori me i mire qe e kam njohur ne jeten time: profesori i biologjise i Gjimnazit te Pejës – Ali Dreshaj!
Aliu ishte mik i mire, i ditur, i vyeshem, i ndershem, dinjitoz – ishte njeri dhe profesor i perkryer! As gjimnazi, as Peja, as ne nuk do te mund te jemi më njësoj! Ai ishte pjesë e plejades se arte te fundshekullit te kaluar ne Gjimnazin e Pejes! Asokohe te gjithe ideologet komunistë paten ardhë me premtim se do ta thyenin Gjimnazin por u paten kthy me bisht nër shalë! Kurre nuk i harroj fjalimet e rezistences nga Ali Dreshaj, Ymer Muhaxheri, Sali Kelmendi, Riza Krasniqi, Mehill Biba (i ndjerë), Rexhë Gjonbalaj (i ndjerë) Nimon Alimusaj (i ndjerë), Zejnullah Ismajli (i ndjerë), e plot te tjere.
Ai ishte nje Gjimnaz i artë, nje Pejë e artë, një kohë e artë.
Me vdekjen e Aliut e paskemi humbur nje copë te Gjimnazit e të Pejës së artë!
Ngushellime familjes, kolegëve e miqve!.