Vdes nga koronavirusi prokurori i njohur kosovar

11:21 | 18 Korrik 2020

Në moshën 59 ka vdekur nga koronaviuris prokurori kosovar Ismet Ukshini.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli

Komento: