Vdes nga pasojat e COVID-it veterani i UÇK-së

15:59 | 09 Shtator 2021

Ka vdekur në moshën 62-vjeçare, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Javori nga Llazica e Malishevës

.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin një bashkëfshatar i të ndjerit.

Ndërkohë, një familjar i ka thënë KOHËS se para rreth 3 javësh Javori ishte infektuar me COVID-19, por pas rreth 2 javësh ai kishte rezultuar negativ ndaj Covid-19 dhe ishte liruar nga Spitali.

Por sipas familjarit virusi kishte lënë pasoja të rënda tek i ndjeri dhe ai ka ndërruar jetë. Javori ka qenë mësues i klasës së katërt në SHFMU “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në fshatin Llazicë dhe vdekja e tij pak ditë para fillimit të vitit shkollor, sipas drejtorit të kësaj shkolle Fadil Javori, i ka prekur thellë nxënësit, dhe personelin shkollor.

“Lajmin e pritëm me trishtim të thellë”, ka thënë drejtori Javori.Edhe OVL e UÇK-së në Malishevë, ka dhënë lajmin për vdekjen e veteranit Haki Javori duke i shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë veteranëve të UÇK-së.

Komento: