Vdes një 14-vjeçare me koronavirusi

12:05 | 05 Dhjetor 2021

Një adoleshente 14-vjeçare e infektuar me COVID-19 ka vdekur në Greqi.

Nxënësja është transportuar në urgjencën e spitalit me dhimbje të fortë. Ekzaminimet kanë konstatuar se kishte pësuar një atak ishemik.

Mjekët e intubuan, por fatkeqësisht 14-vjeçarja nuk arriti që të shpëtonte.

Sipas mjekëve nuk përjashtohet që goditja që pësoi vogëlushja të jetë një ndërlikim i sëmundjes.

Shkaku i saktë i vdekjes së vajzës do të tregohet nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të kryhet. Greqia po përballet me rritjen e rasteve të reja nga COVID dhe variantin e ri, “Omicron”./ Abcnews. al

Komento: